SHBA-Duket si një ujëvarë llave, por në të vërtetë është vetëm një lojë dritash që krijohet kur perëndon dielli, teksa përplaset në ujërat e Horsetail Falls, ujëvara e Parkut Kombëtar të Yosemite në Californi.

Fenomeni është i njohur si ‘Firefall’, ose ‘kaskada e zjarrit’, dhe që prej 1973, kur fotografi amerikan Galan Rowell realizoi foton e parë, çdo vit mijëra turist përpiqen të marrin pjesë në këtë spektakël të natyrës.

Pavarësisht se nuk është shumë e thjeshtë, ‘ujëvara e zjarrit, krijohet vetëm për dy javë të muajit shkurt dhe çdo herë zgjat vetëm 2 minuta. Shkëlqimi optik ndodh për shkak të pozicionit të veçantë te rrezeve të diellit në perëndim, në gjysmën e dytë të muajit dhe gjithashtu kushtet e motit duhet të jenë të përshtatshme, duhet të jetë një ditë e ftohtë, jo shumë e ftohtë dhe me diell.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb