Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, po raporton sot në Kuvend për goditjen e kriminalitetit, por edhe pastrimit të parave në vend.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Çela është pyetur nga deputeti Ralf Gjoni se çfarë është bërë për goditjen e pastrimit të parave, duke përmendur edhe urdhrin ekzekutiv të Presidentit Joe Biden.

Nga ana e tij, kryeprokurori tha se pastrimi i parave është prioritet i Prokurorisë, duke shtuar se duhet bashkëpunim institucional, pasi sipas tij, “në nivel lokal çalon bashkëpunimi”.

Ralf Gjoni: Në drejtim te nxitjes se fillimit te hetimit te pasurive te vena ne menyre te paligjshme, kam ne fokus biznese, marr shkas nga urdhri i Biden per te sanksionuar disa individe ne Bullgari. Dihet qe pastrimi i parave dhe pasuria e paligjshme eshte e lidhur jo vetem me perfaqesues te drejtesise. Keni bere gje ne kete drejtim?

Olsian Çela: Kemi nënshkruar një memorandum që ka lidhje me goditjen e pastrimit të parave. Synuam të konvergojmë ndërveprimin institucional, prioritetet tona, duke pasur në fokus jo thjesht pastrimin e veprës penale, por edhe krimet financiare, si evazioni fiskal, etj. Për këtë u krijuan 7 seksione në prokuroritë më të mëdha të vendit, që e kanë fokusin në këtë grup veprash penale. Përtej kësaj, ne kemi parashikuar organizimin në dy nivele, atë qendror: identifikimin dhe zgjidhjen e probleme, dhe në nivel vendor, për të rritur efikasitetin. Kaq mund të bëjë Prokuroria e Përgjithshme në drejtim të goditjes së krimit financiar dhe pastrimit të parave. Për herë të parë ne po i lidhim këto dy vepra, tani mbetet në dorë të prokurorive. Kam vënë re se në nivel lokal çalon bashkëpunimi. Disa drejtori rajonale, si ajo e Tatimeve, ku shihet se ka mungesë informacioni, që pasohet me goditjen e aseteve. Në prioritetet tona është monitorimi dhe zbatimi në këtë fushë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb