BRITANI- David Cameron do të japë dorëheqjen e tij zyrtare të mërkurën. Mësohet se kërkesa për të hequr dorë nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe do ti dorëzohet Mbretëreshës në Pallatin Bukinghem. Ndërkohë, pritet që Theresa May të bëhet kryeministrja e Britanisë së Madhe, pasi rivalja e vetme e zonjës May, Andrea Leadsom, është tërhequr të hënën nga gara.

Fill pas referendumit të 23 qershorit ku u vendos që Britania të dilte nga Bashkimi Europian, kryeministri Cameron deklaroi dorëheqjen nga posti që e mbante që në vitin 2010. Cameron e ka vlerësuar si “të fuqishme” dhe “kompetente” zonjën May dhe ka thënë se ajo ka kapacitete për të udhëhequr Britaninë në vitet e ardhshme, transmeton REL.

May deri më tani ka shërbyer si sekretare për punë të brendshme, ndërsa duhet theksuar se do të jetë gruaja e parë që merr udhëheqjen e Qeverisë britanike, pas Margaret Thatcher.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: