NIGERI-Të paktën 120 persona janë vrarë nga sulmi i trefishtë me bombë në njërën nga xhamitë më të mëdha në qytetin Kano të Nigerisë.
Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së xhumasë, ndërsa qindra perona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në Xhaminë Qendrore, Emiri i Kanos, një udhëheqës mysliman me ndikim, drejton zakonisht lutjet.
Emiri, kohët e fundit i ka bërë thirrje popullit që të armatoset dhe të luftojë militantët e Boko Haramit.
Ky grup është duke zhvilluar një kryengritje në Nigeri qysh në vitin 2009 dhe ka vrarë mbi 2,000 njerëz këtë vit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: