Eshtë Camila Cabello mbretëresha e re e muzikës në platformat online.

Kënga e saj “Havana” është shpallur kënga më e dëgjuar e një artisteje femër e të gjitha kohërave. 21-vjeçarja uli nga froni këngën e Adele, “Hello”.

Havana mbizotëron me 3.4 miliardë dëgjime ndërsa “Hello” mban vendin e dytë tashmë me 3.36 miliardë dëgjime.

Camila është nominuar me dy çmime në Grammy 2019, në kategorinë ‘Best Pop Solo Performance’ me ‘Havana’ dhe në kategorinë ‘Best Pop Vocal Album’ me albumin e saj të vetëtitulluar Camila.

Ceremonia e Grammy 2019 do të jetë në 10 shkurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb