Njëqind milionë biseda për t’u transkriptuar. Marrëveshje ekonomike, strategji ushtarake, sfond mafioz, bilanc për t’u krijuar dhe hedhur në erë. Droga, barna, por edhe para që transferohen nga një llogari rrjedhëse në tjetrën, kupona për kompani financiare fiktive, të përdorura si lavatriçe. Këto janë disa nga mesazhet e transkriptuara për marrëdhëniet e ndërthurura nga Shqipëria me bosët e drogës të Secondigliano-s, Holandës dhe gjysmës së Europës.

Në ato biseda të shkëmbyera në sistemet e mesazheve të koduara “SkyEç” dhe “EncroChat” ekziston një botë e tërë kriminale që tani mund të eksplorohet. Në mars të vitit 2021, ekspertët e IT të Europol-it, të angazhuar në koordinimin e hetimeve mes Francës, Belgjikës dhe Holandës, identifikuan një vrimë në rrjetin e koduar dhe hynë në platformën e mbrojtur, duke arritur kështu të hakojnë serverët dhe deshifrojnë bisedat. Asnjëherë më parë një zyrë hetimore nuk ka pasur një burim kaq të thellë (por edhe një punë kaq të madhe) në fushën e krimit të organizuar.

Por nga vijnë qindra milionë bisedat? Gjithçka nis me një raport të autoritetit gjyqësor francez, i cili u dërgua në Romë për kompetencë dhe i cili – në transhe të ndryshme – ka për qëllim të trajtojë zyra të ndryshme të rretheve italiane. Të paktën njëzet prokurorë publikë kanë marrë materialin e përgatitur në Romë, në një skenar hetimor aktualisht të paparashikueshëm. Por le të qëndrojmë me bisedat napolitane. Ky është material i marrë nga përgjimet e bisedave të zhvilluara në kanalet Sky etj., pra kriptofona të cilësuara si përgjime, të krijuara për të shmangur çdo lloj tentative kapjeje nga autoritetet gjyqësore. Një material që mbështetet pothuajse ekskluzivisht në fenomenin e trafikut të drogës: më shumë se gjysma e bisedave që mbërrijnë në Napoli kanë të bëjnë me rolin dhe aktivitetet e supozuara të paligjshme të Raffaele Imperialethe, njeriu që kishte blerë dy piktura të Van Gogh të vjedhura nga muzeu i Amsterdamit. Një personazh aktualisht i ndaluar në një burg italian, pas një qëndrimi të gjatë në Dubai, aktualisht në qendër të kontrolleve hetimore pikërisht për trafik të dyshuar droge.

Një pjesë e bisedave sekrete gjenden tashmë në procesverbalet e hetimeve të kryera nga prokurori Maurizio De Marco për interesat dhe marrëdhëniet e Imperiale dhe njerëzve më të besuar të tij. Por një pjesë e këtyre bisedave janë deshifruar deri më sot. Dhe prandaj horizonti i hetimeve duket, i pafund. Mjafton të thuhet se vetëm në “SkyEç” kishin akses rreth 170 mijë përdorues.

Po ashtu thuhet se në karta ka degëzime të bandave shqiptare dhe karteleve kryesore ndërkombëtare. Emra profesionistësh të krimit, por edhe agjentësh të padyshimtë, të bindur se po shkëmbejnë informacione për mesazhe të pamundura për tu përgjuar, të mbrojtura nga “nofka” të dedikuara dhe një “kod identifikimi alfanumerik”, në mënyrë të tillë që të mund të ruajnë gjeneralitetet të përdoruesit aktual të llogarisë. Teksa materialet po shqyrtohet nga disa grupe pune, shkëmbimi i informacionit bëhet i domosdoshëm për të identifikuar lidhjet dhe për të vendosur rregull në këtë pasuri të pafund informacioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: