Ka shuar 32 qirinj Can Yaman në shoqërinë e miqve të tij, por festa e vërtetë ka qenë me fëmijët. Yaman për ditëlindjen e tij ka dashur të inaugurojë një mbledhje fondesh për shoqatën e tij Can Yaman, për Poliklinikën e fëmijëve, Umberto i I në Romë.

Qëllimi, blerja e një respiratori pediatrik për pacientët e vegjël. Aktori ka shëtitur nëpër pavijonin e Neonatologjisë dhe Pediatrisë me dhurata dhe ka thënë: “Ëndrra ime më e madhe? Të shoh fëmijët e shtruar në spital të kthehen për të luajtur sa më shpejt.”

Ditëlindja e parë italiane e Can Yaman iu kushtua solidaritetit. Aktori turk ka punuar shumë për fëmijët me një angazhim konkret. “Shoqata është një organizatë jofitimprurëse dhe synon të mbështesë fëmijët dhe adoleshentët në fushën sociale dhe shëndetësore. Funksionon duke promovuar aktivitete të ndryshme që lidhen me Pediatrinë dhe mbrojtjen e shëndetit në moshën e zhvillimit”, ka shkruar Can Yaman në faqen e re në Instagram të shoqatës së tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas vizitës në spitalin romak, Yaman mori pjesë edhe në një event të organizuar për të në Cinecittà World, edhe këtë herë duke bërë bamirësi Të ardhurat nga shitja e biletave të parkut argëtues shkuan për shoqatën e tij. Aktori kënaqi fansat e tij gjatë gjithë pasdites mes selfie-ve dhe bisedave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb