Është një periudhë e artë për Can Yaman. Aktori turk nuk mund të kërkojë më shumë, pasi gjithçka në jetë po i shkon më së miri jeta, puna dhe dashuria. Shumë i ndjekur nga fansat dhe shumë i kërkuar në talk show, protagonist i revistave falë lidhjes së tij dashurore me Diletta Leotta, duket se për Can ka shpërthyer një ‘mani’ e vërtetë. Aktori ka nxjerrë së fundmi parfumin e tij që quhet pikërisht “Can Yaman Mania”. Parfumi i pasionit ka mbërritur, thuhet të website e tij, ku prezantohet parfumi me fotot sensuale të Can Yaman.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I fotografuar nga Claudio Porcarelli, aktori shfaqet me kostum të Dolce&Gabbana dhe më pas i zhveshur me seksi se asnjëherë teksa mban në dorë esencën. Parfumi kushton 84 euro dhe do të jetë i disponueshëm për ata që e prenotojnë duke filluar nga shtatori, për momentin vetëm në Itali, por ‘Dashuria nuk ka kufij, dhe do të arrijë shpejt kudo’, sigurojnë në web.

Can e Diletta po jetojnë një histori të bukur dashurie. Ata sapo kanë kaluar një periudhë të gjatë në Turqi, ku ajo u njoh me familjen e të fejuarit. Nuk dihet ende data e martesës, por Leotta tregon tashmë unazën e fejesës. Ndërsa fansat presin vjeshtën për të bërë të tyren Mania, l’”eau de Can Yaman”. Ndërsa Diletës i duhet të presë … parfumin e luleve të portokallit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb