Shortin e Conference League e ka hedhur nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Tetë skuadra nuk morën pjesë në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, pasi kanë siguruar kalimin në raundin e 1/8-ve.

Cana i solli fat Marseille, që do të përballet me Qarabag. Short i mirë edhe për Leicester City, teksa shumë interesante do të jenë edhe dy duelet mes skocezëve të Celtic dhe norvegjezëve të Bodo/Glimt.

Ndeshjet e para do të luhen më 17 shkurt, teksa sfidat e kthimit më 24 shkurt. Finalja e madhe do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj të vitit 2022, me vendin tonë që do të presë për herë të parë një ndeshje kaq të rëndësishme.

ÇIFTET

Marseille – Qarabag

PSV – Maccabi Tel Aviv

Fenerbahce – Slavia Praga

Midtjylland – PAOK

Leicester City – Randers

Celtic – Bodo/Glimt

Sparta Praga – Partizani

Rapid Viena – (Vittese vs Tottenham)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb