TIRANE

Trajneri Agim Canaj është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në televizionin “News 24”. I pyetur për ecurinë e Kastriotit dhe incidentin e ndodhur para ndeshjes, Canaj u shpreh:

“Kastrioti ka ndryshuar 3 trajnerë dhe normalisht ka pasur investime në periudha të ndryshme. Ka një riformatim tjetër. Ka marrë lojtarë me eksperiencë të gërshetuar me lojtarë të rinj. Treguan që mund të mposhtin çdo skuadër. Si asnjëherë tjetër ka bërë 2 fitore në kampionat. Kjo i jep të drejtën të dalë një shkallë më lartë.

Incidenti- Më kujtohet ndeshja e Kukësit me Laçin, një tifoz godiste me diçka ndërkohë që 6 stjuard nuk arrinin ta neutralizonin. Nuk ka ardhur akoma koha për t’iu besuar stjuardve. Tifozët gjithmonë janë mësuar me uniformën e policisë. Ata janë edhe të ligjit. Është një lloj perceptimi. Terrenet janë jo të licencuara. Nuk ka stadiume. Ne akoma nuk kemi kamera sigurie që mund të identifikojë çdo lloj agresori. Për të ardhur te cilësia e menaxhimit, duhet të kemi kushte. Është e vështirë të menaxhosh një dyndje tifozësh me stjuard.

Analiza e ndeshjes – Skënderbeu bëri një pjesë të dytë shumë të mirë. Kjo ndeshje mund të përfundonte në barazim. Por mund të themi se Skënderbeu është në presion të madh pikësh. Duhet të heqë mentalitetin e fanellës. U hap shumë në fundin e ndeshjes, sepse mendoi që mund ta fitonte ndeshjen. Kastrioti ka luajtur jashtëzakonisht ngjeshur, e lexoi situatën. Goli i sulmuesit brazilian ishte spektakolar. Në qoftë se fiton në këto ndeshje rrit vlerat. Në skuadrat e vogla ka rëndësi mbështetja ekonomike e klubit. Në momentet që ka probleme, situata ç’organizohen. Në momentin që marrin goditjen, duhet ta kalojnë. Ecja para e Kastriotit e bën kampionatin më të bukur. Duke ikur një skuadër, vlerat e kampionatit bien. Situata është bërë alarmante në 5 skuadrat e fundit. Tirana mori një pikë të vlefshme. ”, u shpreh Canaj.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: