Shqipëria i ka mbyllur me humbje eliminatoret e Kupës së Botës pasi është mundur në takimin e fundit nga Italia në “Loro Boriçi”. Pas humbjes tre ditë më parë kundër Spanjës në Alikante me rezultatin 3-0, këtë herë djemtë e drejtuar nga Christian Panucci pësuan një disfatë 0-1.

Goli vendimtarë i takimit është shënuar në minutën e 73-të pas një gabimi në zonë. Me topin e gjendur në këmbë me shumë fat, Antonio Candreva nuk fal duke mposhtur Etrit Bersihën. Një ndeshje me shumë emocione ku pritej shumë nga futbollistët kuqezinj që nuk arrijnë të lënë shenjë përveçse në lojë, pasi rezultati është i miqve.

Ndërkohë Izraeli që rrezikonte vendin e tretë të Shqipërisë është mundur nga Spanja duke mos i sjellë asnjë problem kombëtares. Pas 10 sfidash, kuqezinjtë e mbyllin në vendin e 3-të, me 13-të pikë, 1 më shumë se Izraeli.

Minutë pas Minute

Përfundon takimi

90+1′ Imobile përfiton nga gabimi i Mavrajt dhe del vetëm për vetëm me Berishën, por ky i fundit bën një ndërhyrje shpëtimtare.

90′ Hysaj depërton mjaft mirë nga e djathta, futet në qendër dhe provon me gjuajtje të fortë, por ndërhyrje mjaft e mirë mbrojtësit italianë.

83′ Grezda kroson nga e djathta, del aty Bufon, i cili zotëron topin.

77′ Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, Kielini për pak sa nuk shkakton autogol, topi përfundon në goditje nga këndi.

73′ Gol Italia. Candreva ndëshkon Shqipërinë

67′ Eder provon me të majtën, pa problem për Berishën.

64′ Mundësi e artë për kuqezinjtë, Grezda lëshon një predhë me të majtën, grushton në vështirësi Bufon. Pranë golit Shqipëria.

63′ Tjetër mundësi për Italinë në krahun e djathtë, Insinjë gjuan bukur, reagon mjaftë mirë Etrit Berisha i cili zotëron topi.

61′ Kundërsulm i rrezikshëm i Italisë, Eder gabon në momentin e fundit duke bërë një goditje të dobët.

59′ Kandreva gjuan me të majtën nga brenda zonës, sfera përfundon jashtë katërkëndëshit të Berishës.

56′ Ciro Imobile provon me një kthesë të menjëhershme brenda zonës, topi përfundon jashtë kuadratit, gjyqtari akordon goditje nga këndi.

51′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, Mavraj largon topin, që shkon në këmbët e Ederit, i cili provon me një goditje të rrufeshme, por jashë kuadratit.

46′ Shqipëria e nis në sulm pjesën e parë, gjuan Odise Roshi nga jashtë zone, Bufon grushton topin në goditje këndi.

46′ Fillon pjesa e dytë pa asnjë zëvendësim nga dy palët

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Itali 0-0.

45′ Të pa vëmendshëm mbrojtësit e Kombëtares, Imobile lëshon një goditje drithëruese, vetëm rrjetë e jashtme.

42′ Insinje provon me një gjuajtje të rrezikshme me të brendshme, topi përfundon mbi kuadrat.

39′ Italia pretendon për 11 metërsh pas topit të prekur me dorë nga Veseli brenda zonës, nuk ka asgjë për gjyqtarin.

34′ Hysaj hedh një top në zonë për Grezdën, largojnë në momentin e fundit mbrojtësit italianë.

31′ Insinje provon të kombinojë rrezikshëm me Imobilen brenda zonës, ndërhyrje vendimtare e Mergim Mavrajt.

28′ Të njëjtën gjë bën edhe Insinje, provon sulmuesi i Napolit, jashtë kuadratit të Berishës.

27′ Sadiku provon me një goditje të bukur nga jashtë zonës, në pozicion Bufon.

24′ Darmian provon me një gjuajtje të befasishme, pa rënë topi në tokë, por jashtë kuadratit.

21′ Gabim i pafalshëm i Veselit që i jep një mundësi të artë Imobiles, i vëmendshëm Berisha i cili bën një pritje shpëtimtare duke dërguar topin në korne.

20′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, largon përsëri Veseli.

9′ Pranë goli Shqipëria, Grezda lëshon një të djathtë rrafsh me tokën, pret në dy kohë Bufon.

7′ Italia zbret rrezikshëm në krahun e majtë, Insinje fut një top në qendër, i vëmendshëm Veseli, i cili largon rrezikun.

3′ Shqipëria jep shkëndijën e parë, Hysaj gjuan nga distanca, por në pozicion aty Bufon.

1′ Ka nisur takimi, Italia nis topin e parë nga qendra.

Shqipëri-Itali 20: 45

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Basha, Memushaj, Sadiku, Mavraj, Grezda, Kaçe, Roshi,

Trajner: Christian Panucci

Italia: Buffon, Chielini, Darmian, Candreva, Spinazzola, Galiardini, Isigne, Imobile, Eder, Parolo, Bonucci

Trajner: Xhianpiero Ventura

Ora 20:02

Berisha del i pari në nxehmje me fanellën e Lorik Canës. Më pas dalin të gjithë futbollistët, të cilët mbajnë veshur, fanellën me numrin 5 të ish-kapitenit legjendar.
Berisha2-470x470
Ora 20:05

Të gjithë në stërvitje bëjnë ushtrime me topin, vetëm Mërgim Mavraj bën vrapim i veçuar
CANA-470x470
Ora 20:08

Del në nxehmje Italia, pritet me ovacione nga tifozët Shqiptarë.

Ora 20:18

Bufon i kërkon trajnerit të portierve italiane t’i gjuajë 3 penallti…pret një dy i pëson gol.
Bufon-470x470
Ora 20:12

Bufon i kërkon trajnerit të portierve italiane t’i gjuajë 3 penallti…pret një dy i pëson gol.

Ora 20:19

Nis leximi i emrave, ka ovacione për lojtarët shqiptarë, ndërsa Italia vërshëllehet. Interesi i vërshëllimave bie vetëm kur dëgjohet emri i Bufon… Aty ka më shumë duartrokitje se sa vërshëllima.

Ora 20:22

Ventura hyn në fushë dhe jep udhëzime për lojtarët italianë… Një top i gjuajtur nga Kielini i përplaset në bark, por trajneri italian nuk e jep veten…
cana
Ora 20:35

Nis ceremonia e lamtumirës për Lorik Canën

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: