Rafa Benitez u shkarkua nga Everton dhe numri një i stolit ende nuk është zgjedhur te ky ekip. Pas Carlo Ancelottit, Everton mund të kthehet për “të folur italisht”.

Sipas informacioneve të raportuara nga “Daily Telegraph”, në fakt Fabio Cannavaro është një nga kandidatët për stolin e “Toffees”. Ish-mbrojtësi i Juventus dhe Parmës, kampion bote me Italinë më 2006, ka pasur tashmë një bisedë pozitive me drejtuesit, në të cilën do të kishte folur për idetë e tij.

Ndjesitë, shkruan gazeta, ishin të shkëlqyera. Cannavaro, i cili deri më tani ka qenë trajner vetëm në Kinë dhe Arabinë Saudite, duhet të mposhtë konkurrencën e dy legjendave angleze, pikërisht Frank Lampard dhe Wayne Rooney për këtë pozicion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb