Njësia antieksploziv ka mbërritur në Fier, ku edhe u ngrit alarmi pasi një çantë ishte e vendosur në karriget e një biznesi në lagjen 15 Tetori në Fier.

BalkanWeb mëson se nga ndërhyrja e njësisë antieksploziv u zbulua se çanta përmbante një shall, alkool dhe disa sende të tjera.

Fier 11

Kjo është hera e dytë që ndodh brenda pak ditësh.

 

Fier Ok

 

Më herët

Kujtojmë se fillimisht u vendos kordoni i sigurisë në perimetrin lokalit, dhe zona u rrethua nga forca të shumta policie.

Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuar në anë të biznesit.

Njesia Fier

 

Gjithashtu policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen në Fier. Sipas policisë në orën 14:00 në polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen ’15 Tetori’ në Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.

Sakaq policia po kryen standard për të bërë verifikimet e duhura.

Fier/Informacion paraprak

Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.

Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: