Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit të ngritur te ambasada ruse në Tiranë, ku pak më parë u gjet një çantë e zezë dhe u dyshua për një alarm për bombë.
Sipas policisë, pas kontrollit rezultoi se brenda saj kaishte vetëm rroba trupi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb