Dalin pamjet nga banesa e një prej të arrestuarve nga operacioni “Pikaso” ku u godit një bandë vjedhësish nga policia shqiptare dhe ajo belge. Tre prej shqiptarëve të akuzuar janë arrestuar në Shqipëri dhe pesë në Belgjikë.

operacioni pikaso

Policia ka ushtruar kontroll në banesat e tyre ku janë gjetur sende me vlerë, bizhuteri flori, ora të markës etj të fshehura në vende të ndryshme. Në video shihet se si policët nxjerrin nga poshtë dyshekut, dollapi e valixhet sendet me vlerë të vjedhura në Belgjikë.

Të arrestuar në Shqipëri
Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.
Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,
Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

operacioni pikaso.12pg

Të arrestuar në Belgjikë
Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;
Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;
Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;
Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;
Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Ata akuzohen për pastrim të produkteve të veprës penale, vjedhje e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

operacioni pikaso. 3pg

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb