Çanta Leoht është një nga ata gjërat që nuk ju duhet medoemos, por që do të kishit shumë dëshirë ta kishit. Leoht duket një çantë e thjeshtë lëkurë, por e rëndësishme është se çfarë ka brenda. Ajo mban një bateri me kapacitet 6,000mAh ose 10,000mAh, në bazë të pajisjes që do të furnizoni, si dhe disa drita të brendshme që ju ndihmojnë të gjeni shpejt sendin që po kërkoni në çantë.
Në çantë gjendet gjithashtu një xhep i posaçëm për të mbajtur gjëra të rëndësishme, si kuletën apo pasaportën. Përdoruesit mund ta furnizojnë pajisjen me energji me valë nëpërmjet një adaptuesi induktiv Q1. Nëse do t’ju duhet ta mbushni atë me energji ndërsa jeni duke ecur, ka një portë micro-USB që mund ta përdorni sipas mënyrës së vjetër.
E keqja e kësaj çante është se kushton shumë më shtrenjtë se çantat e zakonshme. Çmimi i saj fillon nga 300 dollarë e sipër, në varësi të dizajnit që do të ketë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: