BULLGARI- Pjesë të aeroportit ndërkombëtar të Sofjes u evakuan sot pasdite për shkak të gjetjes së disa çantave të dyshimta, ndërkohë që policia po ushtron kontrollet e rastit, njoftoi sot media bullgare.

Sipas televizioneve lokale janë ngritur dyshime të forta edhe për një kamion të vogël, i parkuar shumë pranë aeroportit.

Me ndihmën e një roboti, policia po përpiqet të kuptojë nëse në brendësi të kamionçinës ka apo jo lëndë shpërthyese, me qëllimin për ta neutralizuar. Alarmi u dha pasi një qen antieksploziv i zjarrfikësve reagoi pranë kamionçinës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: