ITALI – Dy adoleshentë shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën me kokainë në çantën e tyre të shkollës.

Një prej 14-vjeçarëve kishte mbushur çantën e tij të shkollës me 3 kilogramë kokainë, por pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe një sasi tjetër.

Policia e Breshias zhvilloi operacionin, në përfundim të të cilit u sekuestruan 15 kilogram kokainë, si dhe u prangosën dy shqiptarë.

Nëse do të shitej në treg, droga e sekuestruar sipas policisë italiane do të arrinte vlerën e 4 milion eurove.

Rreth 9 kilogram kokainë narkotike u gjetën në shtëpinë e adoleshentit të cilat ishin fshehur në raftin e librave për t’u kamufluar.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: