Ende është shumë herët për të folur, por trajneri i njohur Fabio Capello ka dhënë mendimin e tij për sezonin e ardhshëm të Serie A. Në intervistën e dhënë për Il Giornale, tekniku i njohur ka thënë se në bazë të merkatos, Interi është favoriti numër një për të fituar kampionatin. Diçka u tha edhe për Milanin, Juven dhe Romën.

“Duke qenë se është ende shumë herët pasi kanë mbetur edhe dy muaj deri në mbylljen e merkatos, por mendoj se Interi ishte tashmë shumë i fortë dhe me ardhjen e Lukakut bëhet favorit.

Edhe Juventusi më duket se po ndërton një ekip të mirë, ata kanë ide të qarta për atë që duan dhe po mendojnë për lojtarët për të tashmen dhe jo vetëm për të ardhmen.

Milani gjithashtu kishte ide të qarta për atë që kishte nevojë, por kjo vonesa po e penalizon dhe e njëjta gjë vlen edhe për Napolin. Sarri, Mourinho dhe Spalletti duhet të rikonfirmojnë cilësitë e tyre këtë vit, nuk ka më justifikime” – Tha ai.

 

Ju
Ju

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: