Serie A është shumë afër fillimit të edicionit të ri futbollistik. Roma ka bërë një merkato të mirë, ku spikasin afrimet e Dybalas dhe Wijnaldum. Aktive në dritaren e transferimeve ka qënë edhe Interi, që ka rikthyer në ekip Romelu Lukakun. Milan ka qëndruar disi pasiv, ndërsa Juventus pasi “humbi pjesët” me largimet e Chiellini dhe De Ligt, solli në Torino Di Marian dhe Pogban.

Ish trajneri i njohur, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka folur për sezonin e ri.

“Roma nuk mund të fshihet më. Për momentin, vetëm Interi është një hap përpara të tjerëve, duke supozuar se nuk shesin Skriniar dhe Dumfries. Përndryshe Giallorossi janë në të njëjtin nivel me Juven, që tashmë ka problemet e saj, dhe Milanin” – Tha ai.

 

Gr
Gr

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: