TIRANE

Prej kohësh reperi i dashur për publikun Capital T dhe modelja Adrola Dushi po përfliten për një romancë mes tyre. Dyshimet u shtuan pas pjesëmarrjes së modeles në një prej klipeve të reperit, por megjithëse janë shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi, faktet i kanë nxjerrë zbuluar.

Së fundmi, Adrola ka publikuar në Instagram një foto përmes së cilës ka treguar se ka marrë një surprizë romantike buzë detit. Modelja shfaqet në foto me një tufë trëndafilash të kuq në duar, teksa të gjithë ndjekësit janë të bindur se pas saj fshihet Capital T.

“Zgjidhni atë që e bën zemrën tuaj të lulëzojë”, ka shkruar Dushi krahas fotos.

Ndërkohë komentet e fansave kanë qenë të shumta, madje kishin dhe nga ata që kërkonin Capitalin të dilte në foto.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: