Capital T ka qenë mjaft aktiv me lançimin e albumit të ri “Skulpturë” dhe këngëve solo.

Një ndër këngët që u kthye në hit këtë verë ishte ajo në bashkëpunim me Ledri Vulën “DMP”.

Por, Capital T nuk ndalet me kaq, pasi sot ai vjen me një tjetër projekt muzikor.


Përmes një video të shkurtër të shkëputur nga klipi, reperi i njohur bëri të ditur se sot në ora 19:00 publikohet kënga me titullin “Braziliane”.

“Sot ne orën 19:00, ju prezantoj një super “Braziliane”, ka shkrua Capita T në mbishkrimin e postimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb