Shkrimi i “The Washington Post”

Presidenti Vladimir Putin pëlqen ta portretizojë veten si një car. Më konkretisht si Pjetri i Madh ose Ivan III, i njohur si “mbledhësi i tokave ruse”. Por, lufta njëvjeçare e Putinit në Ukrainë ka dështuar deri më tani për të siguruar tokat që ai synon të kapë, ndërsa në Rusi ekziston frika se ai po e çon vendin e tij në një periudhë të errët.

“Në Rusi, besnikëria nuk ekziston,” tha një miliarder rus. Ndërsa, të tjerë thonë se liderit rus i duhet dëspërimisht jë fitore ushtarake për të siguruar mbijetesën e tij.

Pushtimi i Putinit në Ukrainë filloi me mendjemadhësi dhe zell për të riformuar rendin botëror. Por, edhe pse ai pësoi disfata të përsëritura ushtarake, Putini ka shtrënguar kontrollin e tij autoritar në shtëpi, duke përdorur luftën për të shkatërruar çdo opozitë dhe për të krijuar një shoqëri të mbyllur, paranojake, armiqësore ndaj liberalëve, komunitetit LGBTQ dhe veçanërisht, lirisë dhe demokracisë.

Ndjekësit e tij thonë se ai “ thjesht nuk mund të humbasë” në Ukrainë. Këta mbështetës e shohin Putinin duke u ngritur si suprem nga hiri i Ukrainës për të udhëhequr një komb, i versionit më të madh dhe të fuqishëm sesa Irani.

Ndërsa, biznesmenët dhe zyrtarët shtetërorë thonë se pozita e Putinit në krye mund të jetë e pasigurt për shkak të ngjarjeve dhe humbjeve që trupat ruse po pësojnë. Për shumë prej tyre, vizioni i Putinit për Rusinë i ata të cilët besojnë se lufta ka qenë një gabim katastrofik dhe se ka dështuar në çdo qëllim. Por, mbeten të paralizuar, të frikësuar dhe të heshtur publikisht.

“Në mesin e elitës, megjithëse e kuptojnë se ishte një gabim, ata ende kanë frikë të bëjnë ndonjë gjë vetë. Sepse ata janë mësuar që Putini të vendosë gjithçka”, tha i vetmi diplomat rus që dha dorëheqjen publikisht nga posti për shkak të luftës, Boris Bondarev.

Disa të tjerë janë të sigurt se Putini mund të mbajë pushtetin e tij pa fitore, për sa kohë që ai vazhdon luftën dhe ndalo Perëndimin për furnizimin e armëve ndaj Ukrainës. Që kushdo në elitë të veprojë, tha Bondarev, “duhet të kuptohet se Putini po e çon vendin në kolaps total. Ndërsa Putin është ende duke bombarduar dhe sulmuar, njerëzit mendojnë se situata nuk është aq e keqe. Duhet të ketë një humbje të plotë ushtarake dhe vetëm atëherë njerëzit do të kuptojnë se duhet të bëjnë diçka.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Indiferenca e Moskës

Ndërsa viktimat rriten në Ukrainë, fasada ‘vezulluese’ e Moskës përcjell një qytet indiferent. Restorantet dhe kafenetë e tij janë të mbushura me klientë të rinj magjepsës me veshje sportive të stilistëve evropianë, duke bërë selfie në iPhone-ët më të fundit dhe duke porositur pica.

Megjithatë, Putini po krijon një shoqëri të militarizuar, nacionaliste, të ushqyer me propagandë dhe të fiksuar me një luftë “ekzistente” të përjetshme kundër SHBA-ve dhe NATO-s.

“Çfarëdo që ai të thotë, është ashtu,” tha kryeredaktori i Nezavisimaya Gazeta, Konstantin Remchukov.

Reagim i dyfishtë

I izoluar gjithnjë e më shumë, Putini përballet me pakënaqësi në rritje nga nacionalistët që thonë se ai duhet të kishte vepruar në mënyrë më radikale për të kapur Kievin prej kohësh. Ai ka shtrënguar rrethin e tij të ngushtë, ku ka eliminuar pamëshirshëm rivalët e opozitës dhe ka ngritur frikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: