Cara Delevinge i është rikthyer modelingun! Modelja e shndërruar në aktore, këngëtare dhe autoren e novelës “Mirror, mirror”, ka preferuar të jetë sërish pjesë e modës duke shkëlqyer në fushatën publicitare të një brand-i të njohur këpucësh!

Ajo është tashmë ylli i spotit publicitar të këpucëve të Jimmy Choo për vitin 2018! Modelja paraqitet në këtë spot e sigurt në vetvete nëpër rrugët e Nju Jorkut duke sjellë shpirtin e Krishtlindjeve: Me veshje të ndryshme dhe me këpucët e shndritshme të Choo, Cara dukej e mrekullueshme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: