Kushtet e shëndetit fizik dhe mendor të Cara Delevingne po shkaktojnë shqetësim. Aktorja dhe supermodelja britanike, në fakt, është filmuar pak ditë më parë teksa endej zbathur, dukshëm shumë konfuze, në aeroportin Van Nuys në Los Angeles. Disa javë më parë ajo ishte fotografuar në një festival, me këmbët e mbuluara me njolla të kuqe dhe të mavijosura. Tani Delevingne, e cila nuk i fshehu kurrë problemet psikologjike me të cilat u rrit, është mbyllur në shtëpi për ditë të tëra. Siç tregon faqja e thashethemeve Tmz, miqtë dhe familjarët kanë kërkuar ndihmë.

Shoqja Margot Robbie, e cila luajti me Cara-n në “Suicide Squad”, u pa duke u larguar nga shtëpia e modeles në lot, duke mbajtur një çantë që dukej se përmbante ilaçe. Përveç kësaj, Poppy, 36 vjeç, motra me të cilën Cara është më e lidhur, gjithashtu një modele, mbërriti në Los Angeles nga Londra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Cara, tani 30 vjeç dhe në kulmin e karrierës së saj, ka vite që po lufton me depresionin dhe shpesh ka folur se si përpjekja për të pranuar panseksualitetin e saj i shkaktoi disa kriza, si dhe mendime për vetëvrasje. “Kur shoh që gjërat po shkojnë shumë mirë, bëj diçka për të sabotuar gjithçka”, ka rrëfyer ajo në një intervistë.

Nëna e saj Pandora, një personazh i famshëm në sallonet e Londrës së viteve 1980, gjithashtu vuante nga depresioni. “Gjithmonë kërkoja diçka, një pije, një drogë, çdo gjë që të më nxirrte jashtë, të mos isha më vetvetja dhe të bëhesha një person tjetër, me vetëbesim, pa frikë dhe ankth”, shkruante ajo në autobiografinë e saj.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb