SHBA

Aktori Idris Elba i është përgjigjur akuzave të bëra nga reperja Cardi B, e cila pretendont se personat e famshëm po paguhen për të thënë se kanë COVID-19.

Reperja kritikoi qeverinë amerikane për lejimin e njerëzve të famshëm asimptomatikë të hyjnë në teste, ndërsa të tjerët me simptoma duhet të presin deri në një javë, madje të aplikojnë shkruajnë mediat amerikane.

“Kjo ide se dikush si unë do të paguhet për të thënë se kam coronavirus? Kjo është absurde”- ka thënë Idris Elba. “Një marrëzi e tillë. Njerëzit duan ta përhapin atë sikur të jetë një lajm i mirë dhe ky është budallallëk. Është mënyra më e shpejtë për të sëmurur njerëzit sepse nuk ka asnjë përfitim për mua dhe Sabrinën (gruaja) që të qëndrojmë ulur këtu duke thënë se e kemi marrë atë nëse nuk e kemi marrë. Unë as nuk e kuptoj logjikën e kësaj”, ka thënë më tej aktori me famë botërore.

Idris Elba gjithashtu iu përgjigj kritikave që kanë lidhje me testet që kanë kryer personazhet e njohur. “Unë mendoj se debati për të pasur dhe të varfër dhe kush po e merr atë dhe kush jo nuk është një debat i shëndetshëm. Po e kam bërë testin dhe gjithashtu kam edhe COVID-19. A më bën kjo të privilegjuar?!-shton më tej aktori i njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: