Cardi B është bërë nënë. “Kulture Kiari Cephus, 10 korrik 2018. Nuk ekziston ndjenjë më e bukur”. Me këto fjalë bashkangjitur fotove të postuara në Instagram, ku shfaqet nudo përpara lindjes, reperja e njohur amerikane, 25 vjeç, ka njoftuar lindjen e vajzës, lindur nga dashuria me Kiari Kendrell Cephus, reper edhe ky, që njihet në botën e muzikës me emrin Offset.

Pavarësisht se shumë e re Cardi B ka mbi supe suksese të rëndësishme. Ajo është reperja e parë që ka qenë në vend të parë me dy këngë (“I Like it” dhe “Bodak Yellow”) në Billbord.

Albumi i saj “Invasion of Privacy” ka shitur rreth 200 mijë kopje dhe është disku i një femre me numrin më të madh të streaming që në javën e parë dhe në maj ka triumfuar në ‘Bollboard Music Awards’ si ‘Top Fermale Artist’.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3089490_0_image

C_2_fotogallery_3089490_1_image (1)

C_2_fotogallery_3089490_2_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: