Cardi B është marrë në pyetje nga policia në New York të hënën në mëngjes në lidhje me incidentin e saj me Nicki Minaj.

Reperja e lindur në Bronx nuk ishte arrestuar, por urdhëruar që të paraqitet në gjykatë për konfliktin që ka pasur në gusht.

Ajo është shfaqur në Queens me dy çadra të mëdheja rreth orës 10:00 të mëngjesit duke u munduar të fshihet nga gazetarët.

Ajo nuk tha asnjë fjalë për gazetarët sipas NBC New York.

Një burim afër Cardi B ka treguar se sulmi ishte spontan dhe se ishte nxitur nga dikush tjetër.

Cardi B u shoqërua nga policia pasi hodhi këpucën në drejtim të Nicki Minaj.

Aktualisht Cardi B konsiderohet një prej emrave më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb