SHBA

Reperja e famshme, Cardi B me anë të një fotoje ks zbukuar se është shtruar me urgjencë në spital. Ajo shfaqej e shtrirë në shtratin e spitalit dhe tregoi se vuante nga dhimbja në stomak prej katër ditësh.

“Sinqerisht, sepse kam pasur disa probleme vërtet të këqija në stomak për katër ditë, shkova në urgjencë mbrëmë. Tani po ndiehem më mirë, shpresoj se nesër nuk do të ndiej më dhimbje”.

Reperja nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me diagnozën e saj, por nuk mendohet të ketë lidhje me koronavirusin. Ajo më pas i qetësoi fansat me një meme të rosakut Donald, ku shkruhej: “Kur je e uritur po i gjithë ushqimi në shtëpi duhet të gatuhet”.

Edhe pse bota është e mbërthyer nga pandemia e Koronavirusit, nuk mendohet se gjendja e Cardi B ka të bëjë me këtë situatë. Në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 5 mijë, dhe numri i te infektuarve i ka kaluar 200,000.

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb