Ish zonja e parë e Francës Carla Bruni e njohur si një prej top modeleve më të famshme në botë, ka marrë pjesë në Javën e modës në Paris, që mbaroi në 6 mars, ndryshe nga Milano, Parisi nuk i ndali sfilatat.

Teksa takonte presidentin e LVMH Fashion Group, Sidney Toledano, dhe e përshëndeste atë me shumë dashuri ajo i thotë:’Po le të puthemi, mos të sillemi si budallenj.
Ne jemi të gjeneratës së vjetër! Nuk kemi frikë nga asgjë, nuk jemi feminist dhe nuk kemi frikë ga koronavirusi! Menjëherë pas kësaj, Carla ka inskenuar një krizë frymëmarrjeje, duke ju referuar frikës që propangandohet nga virusi në Lombardi, ku i kishin ndaluar sfilatat në Milano.

Pamjet e xhiruara nga emisioni 5 min de Mode, nga tv shtetëror Tf1, janë bërë virale në rrjetet sociale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb