Ajo është 51 vjeç por pavarësisht moshës është në superformë. Carla Bruni është fotografuar nga e përjavshmja ‘Gente’, teksa shijon pushimet në një barkë, në brigjet e Baleari së bashku me bashkëshortin Nicilas Sarkozy, vajzën e tyre Giulia, aktorin Christian Clavier me familjen.

Më e bukur se asnjëherë, sensuale, elegante me bikini të zi, kapele dhe syze të zeza, ish modelja relaksohet nën rrezet e diellit, duke i lejuar vetes edhe puthje pasiononte me bashkëshortin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bruni, më në fund duket se ka gjetur qetësinë pranë Sarkozy, sepse, siç tregojnë edhe fotot. Ato e duan marrëzisht njëri-tjetrin dhe nuk humbin rastin për ta treguar. Ata janë bashkë që prej 2007 dhe pas 12 viteve bashkë dhe një vajze, ata duken të lumtur.

Edhe për sa i takon intimitetit gjërat mes tyre duket se shkojnë mrekullisht: ’Kemi akoma një tërheqje të madhe ndaj njëri-tjetrit dhe bëjmë seks në mënyrë fantastike’, kishte treguar artistja në një intervistë për ‘Madame Figaro’ disa muaj më parë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb