Carla Bruni ka njoftuar publikimin e diskut të saj të pestë, të titulluar ‘French Touch’ i cili do të dalë në 6 tetor.

Albumi që vjen pas katër vite heshtjeje, do të jetë në anglisht. Këngëtarja ka lançuar edhe këngën e parë të këtij albumi ‘Enjoy the Silence’, një version intim i suksesit të Depeche Mode i 1990.

Që në rininë e saj Carla Bruni ka kënduar këngë romantike, pop, të lidhura me persona, momente dhe vende, të cilat ish dama e parë e Francës thotë se ‘ishin dashuri me shikim të parë, ose siç thonë francezët coup de foudre’.

Bruni, e cila është edhe aktore, e ka nxjerrë albumin e saj të parë “Quelqu’un m’a dit (Someone Told Me) në 2002.

Pas atij disku ajo publikoi edhe 3 të tjerë, “No Promises” (2007), një album që përmbante këngë me tekste të poetëve të mëdhenj anglez, “Comme si de rien n’était” (As If Nothing Happened) në 2008 dhe “Little French Songs” nel 2013.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: