Real Madrid përmbysi sërish në La Liga dhe tashmë udhëheq i vetëm. Pa blerje të bujshme siç jemi mësuar t’i shohim Los Blancos, madje u larguan lojtarë të rëndësishëm si Ramos e Varane, ky ekip ka grintë, ego dhe dëshirë për të fituar gjithçka.

Aventura e dytë e Carlo Ancelottit te Real Madrid po shkon më së miri. Asnjë humbje në 6 ndeshjet e para në sezonin e ri, 4 fitore dhe 1 barazim në La Liga dhe suksesi në Champions ndaj Interit në “San Siro”, trajneri italian duket se po përmbush ciklin e tij.

Në aventurën e tij të parë Ancelotti nuk e fitoi dot titullin në Spanjë. Merita e tij ishte La Decima në Champions, por tifozët dhe drejtuesit madrilenë këkojnë triumfin edhe në La Liga. Ancelotti ka fituar titullin në Serie A, Premier League, Bundesligë dhe Ligue 1, por i mungon në La Liga. Dhe këtë sezon është shansi më i mirë.

Me Barcelonën pa Messin dhe probleme, Real Madrid ka shanse më shumë dhe gjashtë vite më pas Ancelotti mund të kompletojë 5 titujt në 5 kampionatet më të forta të Evropës.

Edhe pa Mbappe, Ancelotti po vijon misionin e tij, duke rilindur Bale dhe duke i lënë dyshes Benzema-Vinicius hapësira të argëtohen. Rruga është shtruar, fillimi është i mbarë, tani Ancelotti kërkon vazhdimësi dhe në fund kurorëzimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb