Carlo Ancelotti dëshiron të marrë Ciro Immobile tek Everton. Interesimi i teknikun italian për sulmuesin e Lazios është i hershëm, këtë sezon do të kërkoj ta konkretizoj. Ancelotti i ka kërkuar drejtuesve të klubit të këtë më shumë fuqi në merkato dhe objektivi i tij i parë me sa duket është pikërisht Immobile, rekordmeni i freskët italian në Serie A. Që në momentin e parë kur firmosi me Everton, Ancelottit iu premtua një çek i bardhë për merkaton, ky është momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë dhe për të kthyer ekipin në nivele të larta.

Immobile
Immobile

Merkato e Ancelottit nis me Immobile në majën e listës por përtej dëshirës së teknikut italian të negociosh me Lazion për sulmuesin nuk do të jetë aspak e lehtë. Igli Tare e ka bërë të qartë vullnetin e tij dhe të klubit, dëshiron të mbaj Immobile në kryeqytet, por në çdo rast, nëse vjen një ofertë e parezistueshme edhe Immobile mund të largohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb