Pak lojtarë në historinë e Botërorëve janë aq të famshëm sa Carlos Valderrama. Me stilin e flokëve të çuditshëm, bizhuteri të shumta dhe stilin e lojës shumë të ndryshëm ai me të drejtë konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë amerikano-jugor të shekullit 20.

4656

Jo vetëm luajti në 5 Kupa e Amerikës, por ai udhëhoqi Kolumbinë edhe në 3 Botërorë, ekzaktësisht në 1990, 1994 dhe 1998. Ndërkohë gjatë këtyre dy viteve Valderrama fitoi dy herë çmimin si futbollisti më i mirë amerikano-jugor.

“Gjithmonë kam thënë se edhe pse unë doja të fitoja Botërorin nuk mund të tregohem i ashpër me veten. Ti duhet të shqetësohesh vetëm atëherë kur nuk ke shansin për të arritur qëllime të caktuara.

Fakt është megjithatë se unë dhe shokët e mi të ekipit kishim mundësin të fitonin Botërorin, jo 1 herë por 3.”

Nofka e ka shoqëruar atë pothuajse përgjatë gjithë jetës.

NINTCHDBPICT000004041657

Kur ai ishte duke u rritur në Santa Marta, Kolumbinë e viteve 1970, Valderrama-s i vunë nofkën ‘El Pibe’, që në shqip do të thotë ‘fëmija’, nga shokët futbollistë argjentinas të babait të tij.

Atë vijojnë ta quajnë kështu edhe sot, pavarësisht së është 56-vjeç. Gjithashtu njerëzit vijojnë ta duan shumë ‘El Pibe’, Për të kanë krijuar një statujë në qytetin e tij të lindjes.

sta

Statuja 7 metërshe në nder të tij është krijuar nga artisti kolumbian Amikar Ariza dhe është vendosur jashtë stadiumit të Santa Maria-s, “Estadio Eduardo Santos”.

Stili i dobët i lojës në fakt ishte mashtrues

loja

Aftësitë unike të Valderramës me topin dhe nënvlerësimi në maksimum i hapësirave rreth tij te jepte përshtypjen e një lojtari të dobët, por ky stil ishte shumë mashtrues. Nëse pyesim ndonjë lojtar i cili ka luajtur kundër tij do të thotë se ai ishte profesionist i përkryer.

Ai ishte më shumë se një model i çuditshëm flokësh

789789

Valderrama ka premtuar se nëse Kolumbia do të fitojë Botërorin në Rusi atëherë do të presë flokët. Shanset nuk janë shumë të mëdha, po ku i dihet.

Gjithsesi ai e ka bërë një herë një veprim të tillë.

Në vitin 2013 legjenda kolumbiane i befasoi të gjithë kur u shfaq me flokë të prerë. “Ashtu si disa gjëra të cilat mund të ndryshojnë në futboll unë ndryshova pamjen time.”-u shpreh ai.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb