Policia greke ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkulluan në gazetat britanike në lidhje me një pistë të re hetimit mbi motivin e vrasjes së Carolines nga Babis Anagnostopulos.

Mirror raporti dje se vrasje 20-vjeçares u bë pasi ajo zbuloi trafikun e drogës që bënte Anagnostopoulos, i cili dyshohet se me helikopterin e tij bënte edhe transport lëndësh narkotike. Zëdhënësi i policisë greke, Skrekas u përgjigj se “Trillimet nuk kane lidhje me shtetin”.

Sipas tij, “nëse ka prova, ato vlerësohen nga autoritetet gjyqësore që dinë ta bëjnë punën e tyre jashtëzakonisht mirë”. Mes të tjerash zëdhënësi tha se policia do të vijojë hetimet. I pyetur nëse ky skenar po hetohet, ai theksoi se “hetimet nuk janë objekt diskutimi në ajër”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb