Martesa mes Boris Johnson dhe Carrie Symonds i ka kapur të gjithë të papërgatitur. Ceremonia u zhvillua në fshehtësi të plotë dhe janë vetëm dy foto që janë bërë publike nga martesa e tyre. Nga fotot, një e realizuar nga fotografja Rebecca Fulton dhe tjetra nga ministri i jashtëm James Cleverly, duket gjithë lumturia e çiftit në ditën e tyre më të veçantë.

Nëse Johnson është shfaqur me një kostum të errët dhe kravatë të kaltër, Carrie është shfaqur me një look boho-chic, me një kurorë me lule në kokë dhe zbathur në kopshtin e shtëpisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nusja ishte më romantike se asnjëherë me fustanin e bardhë me lule të qëndisura dhe mëngë të gjata të Costarellos.
Fustani i veshur nga Symsonds është në shitje për 3473 euro, por Carrie e ka marrë me qira në një website të dedikuar për 45 stërlina, rreth 52 euro.

Një zgjedhje e pazakontë kjo për Sympson, por ky gjest duket se i ka ‘kënaqur’ të gjithë. Carrie Sympson gjithmonë është akuzuar si një dorë ‘shpuar’ dhe që ka përdorur donacionet e partisë për shpenzime personale, si ristrukturimi super i shtrenjtë i rezidencës së Kryeministrit në Downning Street. Por përsa i takon dasmës, ajo duket se është fokusuar shumë tek kursimi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb