Ilir Daja dhe i gjithë ambienti i kuq kishin kthyer vështrimin nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me shpresën që të shfuqizohej dënimi i dhënë nga FIFA. Ndryshe nga se pritjes dhe nga se drejtuesit e Partizanit shpresonin, CAS ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga FIFA-s, duke i mohuar ekipit kryeqytetas të drejtën të futen në merkato për dy sesionet e radhës. Ky vendim vë në pikëpyetje sezonin e Partizanit pasi ashtu siç ishte e dukshme, të kuqtë janë një grup shumë i limituar, i pa plotë dhe pa shumë cilësi për të konkurruar për objektiva të rëndësishëm. Me të drejtë, Ilir Daja nuk preferoi në asnjë moment të vendonte objektiva pasi gjithçka ishte e lidhur pikërisht me vendimin që do të merrte Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Në njoftimin e bërë publik për mediat, klubi i Partizanit theksoi se pavarësisht këtij vendimi që pengon zhvillimin normal të sezonit aktual, FK Partizani do të vijoj punën e pandërprerë duke pasur besim maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktual. Ndër të tjerë klubi i kuq theksoi se do të vijoj betejën ligjore për dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve.

Partizani
Partizani

NJOFTIM
Klubi njofton se është njohur sot me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), i cili lë në fuqi vendimin e Dhomës së Zgjidhjes të Konflikteve të FIFA-s për pezullimin e klubit nga pjesëmarrja në dy sesionet e radhës të merkatos. Duke siguruar sportdashësit dhe opinionin sportiv se Partizani ka vepruar përherë konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit sportiv shprehim zhgënjimin tonë mbi këtë vendim që cënon ecurinë tonë në kampionatin që sapo pritet të filloj. Në arsyetimin e saj CAS ka vlerësuar se pezullimi nga dy sesione të merkatos nuk shkakton dëme të pariparueshme dhe afatgjata ndaj klubit.
Pavarësisht se ky vendim në arsyetimin e tij na pengon në zhvillimin normal të projektit sportiv për sezonin aktual, FK Partizani do të vijojë punën e pandërprerë me gjithë vështirësitë e krijuara duke patur besimin maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktualë.
Për sa i përket gjyqit në CAS, klubi po punon për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb