Futbollisti i Bayern Leverkusen, Hakan Çalhanoglu, është pezulluar për 4 muaj nga CAS pasi kishte thyer rregullat e transferimit kur në vitin 2011 kaloi tek skuadra e Karlsruhe. Dënimi ishte dhënë që një vit më parë nga FIFA, por ishte pezulluar përkohësisht derisa të mbaronte çështja në CAS.

Tani qëndrimi në pankinë apo tribune tek Leverkusen është i pashmangshëm, ndaj Çalhanoglu ka vendosur të ndërmarrë një hap të veçantë për t’u shfajësuar me klubin të cilin e la në baltë në mes të sezonit.

“Për mua ishte menjëherë e qartë që nuk do të dëmtoja edhe më shumë klubin dhe do të hiqja dorë nga paratë”, tha lojtari në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ku konfirmoi se nuk do të përfitonte rrogë deri në momentin kur do të zbriste përsëri në fushë për Bajer Leverkusenin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb