I pari që ka gjetur forcën të flasë për mediat pas eliminimit të Brazilit në fazën çerekfinale të Botërorit ishte Casemiro (Nga Kroacia, pas penalltive).

“Kur ke një qëllim, një projekt katërvjeçar, është e vështirë të gjesh fjalët. Por duhet të ngresh kokën, jeta vazhdon. Jemi të trishtuar, të gjithë në grup bënë më të mirën. Jemi të zemëruar, gjysmëfinale ishte në duart tona, por na shpëtoi” – tha ai.

Sa i takon ndeshjes, koha e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa shtesa u mbyll 1-1. Ekipi ballkanas i ekzekutoi siç duhet penalltitë, duke arritur një sukses të madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: