Një gazetar në Spanjë ka treguar një histori të veçantë mes miqsh. I quajtur Pipi Estrada dhe shok me Casillas dhe Guti, ai ka rrëfyer momentet e paharrueshme të kaluara me dy ish-fytbollistët e Real Madrid.

Gazetari, tregoi atë rast kur dy “galaktikat” e dehën aq keq sa që më pas e futën në një kazan plehrash. Historia e Estrada nis në vitin 2004. Në atë moment, të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Gjatë një darke ditëlindje, Iker dhe Pipi ishin në të njëjtën tavolinë dhe portieri i Real Madrid, me ndihmën e shokëve shumë të hedhur e gazmorë, e detyroi gazetarin që të pinte dhe konsumonte një pije alkolike.

Gazetari Pipi Estrada ka treguar torturën që i ushtroi Casillas dhe Guti në kohët e Real Madrid. “Ai ma ofroi por unë e refuzova sepse nuk më pëlqente. Por ai insistoi shumë dhe praktikisht më detyroi që ta pija. Me Casillas që kishte shishen në dorë dhe më derdhte pijen në gojë, ndërsa unë e pështyja. Kjo procedurë vijoi për disa kohë dhe në një moment mu duk sikur po mbytesha”, ka sqaruar Estrada për “Exclusiva Digital”.
gfx-video-pipi-estrada-iker-casillas_1rvz3my7ros691595esfqi41f2
Por historia nuk përfundon këtu. Me të dalë nga restoranti, Casillas e ngriti Estradan dhe e futi brenda një kazani mbeturinash. Që të mos i linin mangut asgjë, Casillas bashkë me Gutin e kanë shtyrë kazanin për disa qindra metra nëpër rrugë. “Më kishin dehur. Në ato kushte vendosa të dilja jashtë për të marrë ajër të pastër, por sapo dola nga dera më kapën dhe më hodhën në kazanin e mbeturinave që qëndronte aty jashtë restorantit. Kisha frikë se do të përfundonte keq, mendoni sikur të kishin bërë edhe fotografi në ato momente”, tregoi gazetari.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb