NGA: ENEIDA ÇAKERRI

500 gr. miell gështenjash
650 ml. ujë
100 gr. stika pishe
100 gr. arra
80 gr. rrush të thatë
40 gr. vaj ulliri
Pak kripë
Një degë rozmarinë

Fillimisht shpëlajmë rrushin e thatë dhe e vendosim në ujë të ftohtë që të zbutet nëse është shumë i fortë.
Sitim miellin e gështenjave dhe shtojmë ujin me ngadalë duke e trazuar. Shtojmë stikat, arrat dhe rrushin e thatë duke mbajtur nga dy lugë mënjanë. Shtojmë dhe kripën.
Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe shtojmë brumin mbi të. Nga lart hedhim frutat e thata që ruajtëm si dhe degët e vogla të rozmarinës. E spërkasim me vaj ulliri dhe e pjekim në 190 gradë për 35 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb