Një muaj lumturi për Eni Vasilin pranë vogëlusheve të saj. Sot Nikol dhe Sofi festojnë një muaj jetë dhe me këtë rast mami Eni vendosi që të publikojë në llogarinë e saj në Instagram një video të realizuar nga festa e organizuar në shtëpi për të dy të voglat.

Ngjyra pink është ajo që mbizotrëon sin ë tortë dhe në detajet e festës. Në videon e postuar përkrah fotove të tortës shihen dhe disa poza mjaft të bukura të vogëlusheve dhe një foto e mami Enit me vajzat.

Me këtë rast, Eni tregoi edhe se si duket një muaj pas lindjes. Ajo shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë të gjerë dhe me një palë streçe të zeza.

Kujtojmë se më 6 korrik të këtij viti, gazetarja u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë dy binjake.

Ajo dhe partneri, Armandin, ata kanë zgjedhur që ti pagëzojnë me emrat Nikol dhe Sofi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb