Një video tregon çastin e frikshme kur një pilot i një avioni që vinte nga Finlanda, tenton të ulen në ishullin grek Rodos, por era e fortë nuk e ka lejuar. Piloti ka tentuar për disa minuta që të ulej në pistë por në çastin e fundit ai është ngritur sërish në fluturim, ndërsa pasagjerët kanë janë ndjerë në panik.

Mediat greke raportojnë se  avioni është nga kompania finlandeze Finn Air për në Rodos ishte planifikuar të ulej në aeroportin e ishullit grek pasdite vonë, megjithatë, siç shihet në këtë video kushtet e motit e bënë të pamundur.

Piloti, pasi bëri disa xhiro mbi aeroport, u përpoq të ulej pavarësisht erërave shumë të forta që po frynin në zonë. Ndërsa ai fillimisht dukej sikur po arrinte të ulej, ai vendos të vijojë fluturimin për të mos rrezikuar.

Avioni më në fund u ul pak më vonë në aeroportin e Kos dhe natën vonë ai fluturoi për në Rodos ku arriti të ulej rreth orës 23.30.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ZNicciO3cAw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: