Sot në 14 maj Cate Blanchett feston 50 vjetorin. Tërheqëse, karizmatike dhe e mbushur me talent, gjatë 20 viteve të karrierës së saj ajo u bë një fanar ndriçues i Hollyëood-it.
Përveç se ka fituar dy çmime Oscar ajo ka ditur të interpretojë role të çdo tipi, shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Cate ka bërë për vete kinematografinë ndërkombëtare me ‘Elizabeth’ e Shekhar kapur (1998), me të cilin ka fituar Golden Globe si artistja më e mirë dramatike dhe një kandidaturë Oscar. Pas suksesit të filmit si ‘Talenti i Mr Ripley’ (1999) dhe ‘The Gift’ (2000) ajo ka hyrë në kastin e sagës kult të ‘Il Signore degli Anelli’ e Peter Jackson.

Në 2004 ajo është zgjedhur nga Martin Scorsese për të interpretuar Katharine Hepburn në “The Aviator”, rol më të cilin fitoi çmimin Oscar si artistja më e mirë jo protagoniste.

Shembulli i talentit të saj të transformimit është interpretimi i Bob Dylan në ‘Unë jam këtu’ në 2007, falë të cilës fitoi Kupën Volpi në edicionin e 64 të Festivalit të kinemasë në Venecia dhe një Golden Globe.

Në 2013 për rolin e saj në ‘Blue Jasmine’ të Woody Alen ajo fitoi çmimin e dytë të saj Oscar, këtë herë si artistja më e mirë protagoniste.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb