“Kateksis” është emri i përzgjedhur nga Dr. Mimoza Ahmeti, vjen këtë herë pranë artdashësve me ekspozitën e saj.

“U quajt “Kateksis” kjo ekspozitë me punë të krijuara kryesisht përgjatë periudhës së Pandemisë, pasi si qenie njerëzore jemi përherë në proces riformimi të kapaciteteve tona njohëse e krijuese, duke u katetuar në marrëdhenie me Tjetrin.” shprehet Dr. Ahmeti

Si lektore e shkencave Ekonomike dhe Sociale në Universitetin Mesdhetar të Shqiperisë, autorja përfiton nga rasti i ekspozitës të ftojë të gjithë dashamirësit e arteve si dhe çdo person tjetër të të gjitha grupmoshave të interesuar për edukimin, siç ndodh në botën e qytetëruar, ku përpjekjet për të perfeksionuar njohuritë në fusha të dijes e të shpirtit nuk reshtin.

“Kateksis”  do të çelet nesër në 18:30 në GALERIAKALO

Whatsapp Image 2021 06 22 At 4.43.35 Pm
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb