Në pritje për të kuptuar se kur dhe si do të rifilloj sezoni, ekipet në Serie A kanë nisur të programojnë merkaton e ardhshme. Në shtëpinë zikaltër ka shumë lëvizje, mbi të gjitha në fazën ofensive. Në ditët kur flitet shumë mbi të ardhmen e Martinez dhe Mauro Icardi, del në skenë një emër i ri, një lojtar që mund të sjell revolucion në sulmin e Inter, bëhet fjalë për Edison Cavani.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, agjentët e sulmuesit uruguaian i kanë ofruar Interit shërbimet e tij. Marotta dhe Ausilio nuk e kanë shpërfillur si ide, përkundrazi janë shumë të interesuar duke parë dhe vështirësitë për të arritur tek Giroud, i cili sapo ka rinovuar kontratën me Chelsea. Me Alexis Sanchez i cili pritet të rikthehet tek Man.United, Inter është i detyruar të futet në garë për të gjetur një tjetër sulmues. Në të njëjtën kohë, agjentët e Cavanit kanë telefonuar edhe drejtuesit e PSG për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi për rinovimin e kontratës e cila i skadon më 30 qershor 2021.

Icardi
Icardi

Nëse PSG rinovon kontratën me Cavanin, kjo do të thotë se klubi francez nuk ka ndërmend të shfrytëzoj të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e Mauro Icardi, me një çmim të fiksuar për 70 milion euro. Juventus mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodh me sulmuesin argjentinas i cili mbetet një objektiv fiks i “Zonjës së Vjetër”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: