Edinson Cavani përfundoi bashkëpunimin me Manchester United. Sulmuesi është në kërkim të një alternative të re dhe mundësitë janë të shumta.

Agjenti i uruguajanit, njëkohësisht edhe vëllau i tij, Ëalter Guglielmone Cavani ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, ku thotë: “Askush nga Napoli nuk na ka telefonuar, ai e do Napolin dhe do të ishte i lumtur të kthehej”.

El Matador ka qenë pjesë e napoletanve në të kaluarën për 3 sezone me radhë? A do ketë rikthim? Mbetet të shihet…

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: