Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi njëbisedë telefonike me homologun e tij amerikan Antony Blinken ku u diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Sipas burimeve diplomatike, Çavuşoğlu dhe Blinken diskutuan takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Palestinën, si dhe zhvillimet pas njoftimit për armëpushim në Gaza.

Burimet shtuan se diplomatët e lartë diskutuan gjithashtu Afganistanin, ndihmat humanitare në Siri dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti midis Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi në 2 të mëngjesit sipas kohës lokale për t’i dhënë fund luftimeve që zgjatën 11 ditë.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës nën rrethim është rritur në 243, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, tha Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, duke shtuar se janë plagosur të paktën 1.910 persona të tjerë.

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Gaza që nga 10 maji, duke lënë pas gjurmë masive të shkatërrimit në të gjithë territorin bregdetar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb