Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se ka dëgjuar audio incizimet e “neveritshme”, në të cilat supozohet se dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e këtij shteti në Stamboll, shkruan rel. Cavusoglu ka thënë për të përditshmen gjermane, Sueddeutsche Zeitung: “E kam dëgjuar. Ai është vrarë brenda shtatë minutave. Ka qenë vrasje e qëllimshme”.

Ministri turk ka thënë të ketë dëgjuar mjekun e forenzikës duke udhëzuar të tjerët që të dëgjojnë muzikë derisa ai i ka copëtuar trupin.

Cavusoglu ka thënë: “Njëri dëgjohet se është duke e shijuar atë, ka dëshirë të copëtojë trupat. Është e neveritshme”. Turqia ka thënë se Khashoggi, koluminist i Washington Postit është vrarë muajin e kaluar nga një ekip prej 15 personave që janë dërguar nga Riadi. Ankaraja insiston se urdhri për vrasjen e gazetarit saudit ka ardhur nga nivelet më të larta të Qeverisë Saudite, por jo nga Mbreti Salman.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb